E Marte, Tetor 08 2013 09:12

Paketimi i lëngut të frutave Joy

Klienti: Solissima

Vendodhja: Korçë

Shërbimet e Ofruara nga PAS+P: Dizenjimi i paketimit të ri të lëngjeve JOY dhe rifreskim i logos

Periudha: Janar 2013.

 

Mjafton t’i hedhësh një sy raftit të lëngjeve të frutave në supermarketet e Tiranës dhe e kupton menjëhërë që krijimi i një paketimi që ta kap syri është një sfidë e vërtetë. Paketimit Tetra pak të lëngut të frutave JOY, një markë e Solissima shpk, i kishte ardhur koha të rinovohej. Duke qenë se kishte qenë nga lëngjet e para të frutave të prodhuara në Shqipëri, kur tregu ishte i lirë dhe pa shumë lojtarë, kompania nuk e kishte vlerësuar siç duhej rëndësinë e një paketimi të mirë dhe identitit të produktit në përgjithësi. Me ndryshimin e kushteve të lojës, drejtuesit e kompanisë, shtruan si kërkesë rifreskimin e identitit dhe paketimit. Për këtë, pas një hulumtimi në treg, ne vumë re se pjesa dërrmuese e paketimit të lëngjeve dominohej nga sfondet me ngjyra të ndezura. Në diskutim me klientin u vendos që dizenjimi do të mbështetej në dy shtylla kryesore, i thjeshtë dhe natyral. Për këtë arsye në mënyrë që ky produkt të binte në sy, do të ishte më mirë të përdorej një sfond i bardhë, i cili njëkohësisht e bën produktin të duket i thjeshte dhe natyral. Gjithashtu në këtë kuadër dhe fotot e frutave ishin me tone të buta, jo të ndezura dhe artificiale si shumica e paketimeve në treg.

 

Publikuar ne: Marketing