E Enjte, Prill 04 2013 07:19

Aredostones

Klienti: Aredostones

Vendodhja: Kavajë

Shërbimet e Ofruara nga PAS+P: Krijimi i Identitetit, Prodhimi i materialeve me logo, Fletëpalosje, Reklamë në shtyp, Brandimi i makinave, etj

Viti: Janar 2013

Aredostones, një nga tregëtuesit dhe përpunuesit e materialeve quartz, mermere, onyx etj, me rastin e rinovimit të ambjenteve të saj në autostradën Durrës – Kavajë, kërkoi krijimin e një identiteti të ri nga PAS+P Marketing. Këtij klienti iu paraqitën një sërë propozimesh nga të cilat ai përzgjodhi Logon që prezantonte më mirë kompaninë. Aredostones edhe pse prej shumë vitesh në treg, nuk është përfshirë në shumë aktivitete me natyrë promovimi. Për këtë arsye, krijimi i një identiteti të ri kishte për qëllim njohjen në një kohë sa më të shkurtër të kompanisë dhe natyrës së aktivitetit të saj. Për të përshpejtuar këtë proces, Logo përmban simbolin e tri pllakave të gurit në tri ngjyra bazë. Gjithashtu pjesë e këtij projekti ishte gjetja e një slogani për kompaninë. “Produkte për jetë” është slogani që përfaqëson njëkohësisht faktin që këto produkte përdoren në ambiente jetese, si dhe qendrueshmërinë e tyre në kohë.

 

Publikuar ne: Marketing