Rreth nesh

PAS+P Arkitekturë & Marketing, është iniciativë e një grupi arkitektësh dhe marketierësh të talentuar, e cila ofron shërbime në fushën e Arkitekturës dhe Marketingut.

PAS + P (Peshkepia Architects Studio + Partners), me qendër të Tiranë, që prej vitit 2006 operon në tregun shqiptar duke plotësuar kërkesat dhe pritshmëritë e klientëve përmes zgjidhjeve funksionale, në përputhje me shijet dhe nevojat hapësinore. Gjithashtu PAS+P ofron shërbime marketingu të integruara, të reklamimit offline & online, marrëdhënieve me publikun, CSR dhe promocionit.

Që nga krijimi i saj, PAS+P ka realizuar dhe bashkëpunuar në projekte të ndryshme me investitorë të njohur vendas dhe të huaj.

Në agjensinë PAS+P, më shumë se klientë ne kemi partnerë biznesi , të cilët, me ndihmën tonë i kemi ndihmuar të rrisin cilësinë e imazhit dhe efektshmërinë e komunikimit të tyre duke i shtuar vlerën biznesit.

Me eksperiencën dhe ekspertizën më të mirë në treg, PAS+P Arkitekturë ofron zgjidhje perfekte në fushën e arkitekturës dhe projektimit. Realizimi mbështetet në metodat e materialet inovative arkitekturore, duke krijuar design-e me funksionalitet jetëgjatë. PAS+P është përgjegjëse dhe merr përsipër të gjitha fazat e projekteve, marrëdhëniet më klientët, konceptimin e design-eve të jashtme dhe të brendshme, aplikimin, dokumentacionin e ndërtimit e deri tek administrimi i punimeve në objekt. Skuadra e profesionistëve të PAS+P, dallon për eksperiencën e gjerë në të gjitha fazat e projektimit dhe menaxhimit të punimeve.

Me shërbimin e specializuar që PAS+P Marketing ofron, ndihmon bizneset të bëhen lehtësisht të dallueshëm nga konkurentët dhe për më tepër të vihen re dhe të kujtohen më lehtë nga klientët apo konsumatorët. Duke qene një agjensi e vogël, dinamika e aktivitetit tonë mundëson përgjigje të menjëherëshme të nevojave gjithnjë e në ndryshim klientëve tanë.

Tre janë binarët ku mbështet puna jonë:

Cilësi, Kohë dhe Buxhet

Ne besojmë në kreativitetin dhe idetë e “mëdha” , por më tepër besojmë në përshtatshëmrinë dhe zbatimin e këtyre ideve në tregun shqiptar.

Stafi ynë me përvojë ndërkombëtare, di më së miri të ofrojë dhe dallojë ide të zbatueshme e rezultate të arritshme.